Mail: info@univlora.edu.al

Në datën 2 Prill, ora 10:00 Fondacioni”Autizmi Flet Shqip” në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali’ Vlorë  pranë sallës “Rilindja” komunikon me ne për një problem madhor që ka mbërthyer shoqërinë, për fëmijët e prekur nga çrregullimet e spektrit autik ose CSA.

Le të zbulojme së bashku potencialet e fëmijve autikë , për t’u dhënë një shans  integrimi brenda mundësive . Vetëm kështu mund të dëgjojme fjalën e tyre. Pjesëmarës do të jenë studentë nga të gjitha fakultetet,  stafi akademik dhe jo akademik.

Ftesë për kuotim : “Harmonizimi dhe Modernizimi  i Arsimit Detar në Malin e Zi dhe Shqipëri -Projekti  MARED”

Ju lutemi që të shfletoni materialet e mëposhtme që të jeni në dijeni rreth këtij projekti dhe këtij granti.

1. Shqip

a. Ftesë për ofertë
b. Marrëveshje parteriteti

2. English

a. Guidelines related to grant
b. Invitation for quation
c. Costs related to project

 

VENDIM

Nr. 11, date 10.03.2015

 

PËR

REALIZIMIN E NGARKESËS MËSIMORE Në UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

Mbështetur në nenin 14, pika ë dhe pika f ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar ne Udhëzimin nr. 20, datë 09.05.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për veprimtarinë e personeli akademik në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, Senati Akademik në mbledhjen e tij të zhvilluar në datë 10.03.2015,

 

VENDOSI:

  1. Personeli akademik i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë mund të angazhohet në veprimtari të mësimdhënies që tejkalojnë normën mësimore vjetore duke realizuar të gjitha detyrimet e kohës vjetore të punës dhe të sigurojë në procesin e mësimdhënies përmbushjen e standardeve të cilësisë.
  2. Personeli akademik i ftuar, me kohë të pjesshme apo me kontratë semestrale apo vjetore të përsëritshme do të angazhohet në veprimtarinë e mësimdhënies, vetëm nëse personeli akademik me kohë të plotë nuk arrin të përballojë ngarkesën mësimore.
  3. Ngarkohen Zëvendësrektori, dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria e Financës dhe Buxhetit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

R E K T O R I

Prof. Dr. Albert QARRI

VENDIM

Nr 11. Date 26. 02. 2015

Ne baze te nenit 42 te ligjit 9741  “Per  Arsimin te Larte ne Republiken Shqiperise, i ndryshuar, Statutit dhe rregullores se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore Senati Akademik referuar propozimeve te njesive baze dhe vendimeve te Keshillit te Fakultetit te Shkencave Teknike, te Fakultetit te Shendetit Publik, ne mbledhjen e dates 26. 02. 2015,

Vendosi

  1. Te miratoje propozimin e departamentit te Fizikes per ndryshimet e meposhtme ne programin e Ciklint te Dyte:  “MP ne Mesuesi per Ciklin e Larte Arsimit Baze ne Lenden Matematike-Fizike”
    • ShK 420 Komunikim dhe Teknologji Informacioni ne Edukim zevendesohet me CN 408 Metoda per zgjidhjen e Problemave Shkencore
  2. Te miratoje propozimin e departamentit te Kimise per ndryshimet e meposhtme ne programin e Ciklint te Dyte “MS ne mesimdhenien e Kimise ne AML”
    • -EDU 470 Kerkim shkencor ne edukim behet Kim 443 Plotesime ne kimi te pergjithshme dhe Inorganike
    • -Kim 460 Kimi Mjedisi Kim 460 Teknologji kimike dhe Mjedisi
    • -Kim 455 Plotesime ne kimine organike shtohet ne kete program
    • -Kim 455 Didaktika e kimise behet Kim 455 Metodika e Mesimdhenies se Kimise
    • -Kim 570 Kimi Ushqimore behet Kim 570 Plotesime ne kimi fizike
    • -Edu 575 Metoda te avancuara ne kerkim shkencor dhe sasior behet Edu 575 Metoda te avancuara ne kerkim shkencor dhe sasior
  3. Te miratoje propozimin e departamentit te Biologjise per ndryshimet e meposhtme ne programin e Ciklint te Dyte Master Shkencor Biologji Mjedisore
    • CSB 461 “Bioinformatikë” (lëndë me zgjedhje) të zëvendësohet me BIO 482 “Evolucioni i botës së gjallë” (lëndë me zgjedhje)
    • BIO 462 “Gjeobotanikë” dhe BIO 463 “Metodat e studimit të florës” të bashkohen në një modul të vetëm:
    • BIO 464 “Studimi i florës” duke ruajtur numrin e krediteve dhe të orëve përkatëse
    • BIO 472 “Metodat e studimit të faunes” dhe BIO 473 “Zoogjeografi” të bashkohen në një modul të vetëm
    • BIO 474 “Studimi i Faunës” duke ruajtur numrin e krediteve dhe orët përkatëse
    • BIO 520 “Mikrobiologji mjedisore” dhe BIO 521 “Ekotoksikologji” të bashkohen në një modul të vetëm:
    • BIO 523 “Mikrobiologji mjedisore dhe Ekotoksikologji” duke ruajtur numrin e krediteve dhe orët përkatëse
    • BIO 565 “Biomonitorim mjedisor” dhe BIO 575 “Vlerësim i ndikimit në mjedis. E drejta mjedisore” të bashkohen në një modul të vetëm: BIO 570 “Biomonitorim mjedisor dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis” duke ruajtur numrin e krediteve dhe orët përkatëse
  1. Te miratoje propozimin e departamentit te Infermierise dhe Departamentit Kujdesi per Nenen dhe femijen per ndryshimet e meposhtme ne programin e Ciklit te pare : Infermieri e Pergjithshme dhe Infermieri Mami
    • -Bio 222 “Biokimia” nga 8 kredite ne raport 3lex : 2sem te behet 4 kredite ne raport 2 lex : 1 sem
    • -Shtohet moduli Kim 223 Kimi e pergjithshme dhe Inorganike 4 kredite ne raport 2 lex: 1 sem

Bazuar ne keto ndryshime behet edhe llogaritja e oreve totale te kursit

 

 

 

KRYETARI

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe Me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

V E N D I M

Nr. 10, date 26.02.2015

PER

MIRATIMIN E NJE SEZONI RIPROVIMI TE POSAÇEM PER PËR STUDENTËT QË KANË TRANSFERUAR

STUDIMET NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

Në mbeshtetje te nenit 14, pika g, e ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit Rregullores se Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, referuar kerkesave te njesive kryesore Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 26.02.2015,

 

 

VENDOSI:

  1. Të miratojë çeljen e një sezoni riprovimi të posaçëm për t’u dhënë të drejtën studentëve, të cilët kanë transferuar studimet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të japin provime për të mundësuar njohjen e krediteve për lëndët përmbajtja e të cilave përafron në mënyrë të konsiderueshme me lëndët e frekuentuara në programin që kanë ndjekur në universitetin nga i cili janë transferuar.
  2. Eshte e drejta e autoriteteve drejtuese te njesive baze dhe kryesore te percaktojne datat e zhvillimit te ketyre provimeve pergjate semestrit Pranvere 2015.
  3. Efektet e ketij vendimi shtrihen vetem per kete vit akademik.
  4. Ngarkohen Zëvendësrektori, dekanet e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, sekretaritë mësimore, Zyra e Regjistrimit, Drejtoria e IT-së, Zyra Akademike, Zyra e Marrëdhënieve me Studentët për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

 

 

K R Y E T A R I

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

V E N D I M

Nr. 09, datë 26.02.2015

PËR

MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË RREGULLOREN E  UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË 

 

Në mbështetje të nenit 14, pika dhe nenit 39, pika 3 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 61 të Statutit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Senati Akademik, bazuar në propozimet për ndryshimet në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, pasi vlerësoj domosdoshmërine e ndryshimeve, unanimisht në mbledhjen e tij të datës 26.02.2015,

 

VENDOSI:

  1. Në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, bëhen këto ndryshime:
    • a.  Në nenin 77, pas paragrafit të pestë, shtohet paragrafi si vijon: “Të gjithë studentët koha e studimeve të të cilëve në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë ka zgjatur të paktën tre vite pa përfshirë lejen akademike dhe nuk kanë mundur të sigurojnë kreditet e mjaftueshme për t’u regjistruar në lëndë të vitit pasardhës, u jepet mundësia e regjistrimit në kurset e sezonit përkatës. Ky regjistrim kryhet nga sekretaritë mësimore, referuar kërkesës së studentit, duke respektuar rregullin e përgjithshëm të regjistrimit, pasi më parë është bërë verifikimi.”
    • b.  Në nenin 61, pas paragrafit të tetë, shtohet paragrafi si vijon: “Në rast se pedagogu në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka edituar rezultatet e provimeve në SMI-Univlora, konsiderohet shkelje akademike, për të cilen përgjegjësi i departamentit dhe dekani i fakultetit duhet marrin masat disiplinore. Editimi i rezultateve do të bëhet në përputhje proçedurat e përcaktura në nenin 89 të kesaj rregullore.”
    • c.  Në nenin 65, para paragrafit të fundit, shtohet paragrafi si vijon: “Në raste të veçanta kur studentët e cilit të parë dhe të dytë pengohen për t’u diplomuar vetëm për një lëndë të cilën e kanë frekuentuar dhe kanë vleresimin me notën 4 (kater) ose shënimin “NP”, dekani i fakultetit përkatës cakton data të posaçme për këto provime, përpara datës së përcaktuar për mbrojten e tezës së diplomës.”
  2. Vendimi protokollohet dhe ndryshimet pasqyrohen në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Këto ndryshime bëhen të ditura edhe nëpërmjet website www.univlora.edu.al.
    • d.  Ngarkohen Zëvendësrektori, dekanet e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, sekretaritë mësimore, Zyra e Regjistrimit, Drejtoria e IT-së, Zyra Akademike, Zyra e Marrëdhënieve me Studentët për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

VENDIM

Nr 8. Date 26. 02. 2015

 

PER

MIRATIMIN E HAPJES SE PROGRAMIT TE STUDIMEVE JO UNIVERSITARE DIPLOME PROFESIONALE “TEKNIK LABORATORI”

 

 

Ne mbeshtetje te neneve 14, 18, 25 dhe 42 te ligjit nr. 9741, date 21.05.207 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar, Statusit dhe rregullores se Universitetit “Ismail Qemali Vlore”, referuar propozimit te Fakultetit te Shkencave Teknike, bazuar ne Vendimin Nr. 4,  date 27. 01. 2015 Te Keshillit te Fakultetit te Shkencave Teknike , dhe shkreses percjellese nr.43 prot. date 25. 01. 2015, Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 25.02.2015,

 

VENDOSI

  1. Te miratoje hapjen e programit te ciklit te dyte te studimit Master Profesional ne  Inxhinjeri elektrike “Automatizimi i  Industrise” ne departamentin e Inxhinjerise elektrike.

 

  1. Ky vendim portokollohet dhe i dergohet Ministrit te Arsimit dhe Sportit per miratim.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere

 

 

KRYETARI

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe Me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

VENDIM

Nr 7. Date 26. 02. 2015

 

PER

MIRATIMIN E HAPJES SE PROGRAMIT TE STUDIMEVE JO UNIVERSITARE DIPLOME PROFESIONALE “TEKNIK LABORATORI”

 

 

Ne mbeshtetje te neneve 14, 18, 25 dhe 42 te ligjit nr. 9741, date 21.05.207 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar, Statusit dhe rregullores se Universitetit “Ismail Qemali Vlore”, referuar propozimit te Fakultetit te Shkencave Teknike, bazuar ne Vendimin Nr. 5,  date 27. 01. 2015 Te Keshillit te Fakultetit te Shkencave Teknike , dhe shkreses percjellese nr.43 prot. date 25. 01. 2015, Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 26.02.2015,

 

VENDOSI

  1. Te miratoje hapjen e programit te studimeve jo universitare diplome profesionale “Teknik Laboratori” ne departamentin e Kimise.
  1. Ky vendim portokollohet dhe i dergohet Ministrit te Arsimit dhe Sportit per miratim.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere

 

 

 

KRYETARI

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe Me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

VENDIM

Nr 6. Date 26. 02. 2015

 

PER

MIRATIMIN E HAPJES SE PROGRAMIT TE CIKLIT TE PARE TE STUDIMIT BACHELOR” NE  INFERMIERI E

SHENDETIT PUBLIK

 

 

Ne mbeshtetje te neneve 14, 18, 25 dhe 42 te ligjit nr. 9741, date 21.05.207 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar, Statusit dhe rregullores se Universitetit “Ismail Qemali Vlore”, referuar propozimit te Fakultetit te Shendetit Publik, bazuar ne Vendimin Nr. 3,  date 10. 02. 2015 Te Keshillit te Fakultetit te Shendetit Publik, dhe shkreses percjellese nr.13/1 prot. date 30. 01. 2015, Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 26.02.2015,

 

VENDOSI

  1. Te miratoje hapjen e programit te ciklit te pare te studimit Bachelor” Ne Infermieri e Shendetit Publik ne departamentin Kujdesi per Nenen dhe Femijen ne Fakultetin e Shendetit Publik.
  1. Ky vendim portokollohet dhe i dergohet Ministrit te Arsimit dhe Sportit per miratim.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere

 

 

 

KRYETARI

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe Me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ

VENDIM

Nr 5. Date 26.02. 2015

 

PER

MIRATIMIN E HAPJES SE PROGRAMIT TE CIKLIT TE PARE TE STUDIMIT BACHELOR”  NE TEKNOLOGJI

LABORATORI”

 

Ne mbeshtetje te neneve 14, 18, 25 dhe 42 te ligjit nr. 9741, date 21.05.207 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar, Statusit dhe rregullores se Universitetit “Ismail Qemali Vlore”, referuar propozimit te Fakultetit te Shendetit Publik, bazuar ne Vendimin Nr. 1,  date 20. 01. 2015 Te Keshillit te Fakultetit te Shendetit Publik, dhe shkreses percjellese nr.8/1 prot dt 30.01.2015, Senati Akademik ne mbledhjen e tij te dates 26.02.2015,

 

VENDOSI

  1. Te miratojehapjen e programit te ciklit te pare te studimit Bachelor” Ne Teknologji laboratori” , prane departamentit te Shendetit Publik, ne Fakultetin e Shendetit.
  2. Ky vendim portokollohet dhe i dergohet Ministrise se arsimit dhe Sportit per miratim

 

KRYETARI

Prof. Dr. Albert QARRI

 

Ne Mungese dhe Me porosi

NENKRYETARI

Prof. As. Hajdar KICAJ